Detaje tronditëse nga vrasja e 31-vjeçares shqiptare në Greqi


Detaje tronditëse nga vrasja e 31-vjeçares shqiptare në Greqi

19:10 31/07/2021

Detaje të reja janë mësuar nga vrasja e 31-vjeçares shqiptare nga burri i saj në Athinë. Mediat greke teksa citojnë raportin mjeko-ligjor zbulojnë një detaj tronditës.

Sipas raportit 31-vjeçare ka dy plagë të shkaktuara nga thika, por nuk ka shenja të tjera që tregon se ajo nuk është përleshur më bashkëshortin para se ky i fundit ta vriste.

Vendi ku ndodhi krimi, viktima dhe i akuzuari

Po ashtu mësohet se 40-vjeçari për të vrarë gruan e tij ka përdorur një thikë 28 centimetër dhe ka qëlluar 2 herë mbi 31-vjeçaren duke e lënë të vdekur.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e ditës së shtunë në Athinë dhe ishte vetë shqiptari që njoftoi policinë për atë që kishte bërë.

Sot është marrë në pyetje nga prokurorët dhe ka shfaqur pendesë duke thënë se të gjithë krimin e ka kryer pasi ishte xheloz për 31-vjeçaren./tvklan.al







Të ngjashme