Mediat italianë kanë nxjerrë detaje të reja lidhur me trupin e pajetë të gjetur në ujërat e Castro (Lecce), në 6 Nëntor ku nuk përjashtohet mundësia që të jetë kufoma e avokatit të zhdukur Besnik Muço.

Referuar mediave italiane thuhet se trupi i gjetur është shumë i gjymtuar dhe duket se nuk ka kokë. Ai gjithashtu nuk ka rroba. Prandaj është e pamundur që autoritet Lecces, të japin një identifikim të kufomës dhe do të jetë testi i ADN-së ai që do të tregojë së kujt i përket trupi i gjetur.

Ngjarja

Besnik Muço  rezulton i zhdukur që prej datës 2 Nëntor teksa po udhëtonte me traget drejt Italisë me linjën Durrës –Bari.

Pas denoncimit të bërë në policia nga bashkëshortja e tij, Rajmonda Muço policia dhe prokuroria italiane kanë nisur hetimet.

Prokuroria e Macerata-s ka kërkuar kryerjen e testit të ADN-së për identifikimin e trupit, për shkak se ai ishte thuajse i dekompozuar nga ndenja për një kohë të gjatë në det. Pista kryesore e hetuesve italiane raportohet të jetë pikërisht ajo që të çon te 54-vjeçari shqiptar.

Pak ditë më parë policia e Durrësit gjeti në tragetin e linjës Bari- Durrës, sende personale të avokat Muços. Bëhet fjalë për një çantë, një xhup dhe një leje qëndrimi italiane. Sendet iu dorëzuan autoriteteve italiane.

/tvklan.al