Detajet që nuk i dini për filmin e ri të Hirushes



Detajet që nuk i dini për filmin e ri të Hirushes

13:42 15/05/2021

“Sony Entertainment” po prodhon versionin e tij të filmit të famshëm

“Disney” ka prodhuar disa filma të historisë së Hirushes, por tashmë “Sony” do të sjellë një film të ri, të zhanrit muzikal-komedi me producent James Corden. Detajet e deritanishme janë këto:

Camila Cabello do të jetë në rolin e Hirushes. Madje jo vetëm kaq, por këngëtarja po merret edhe me muzikën e filmit. Këngët klasike të filmit të animuar të “Disney” nuk do të jenë në këtë version.

Zana Kumbarë do të luhet nga Billy Porter.

Idina Menzel (zëri i famshëm i mbretëreshë Elsës në filmin për fëmijë “Frozen”), do të jetë Njerka e Ligë.

Ndryshe nga ç’mendonit, Princi i Kaltër nuk do të jetë Shawn Mendes, por Nicholas Galitzine.

Rolet dytësore do të luhen nga Missy Elliot si përfaqësuesi i mbretërorëve, Pierce Brosnan në rolin e Mbretit, Maddie Baillio në rolin e Anastasias dhe Charlotte Spencer si Gjenovefa.

Gjithashtu, Minnie Driver do të jetë në rolin e Mbretëreshës, ndërsa miushët do të jenë John Mulaney, Romesh Rangathan dhe James Corden. Për shkak të pandemisë, filmi u shty disa herë, por tashmë pritet që filmi të dalë në Shtator.

Klan News







Të ngjashme