Me duart në pjesën e fytyrës, fjalët e para që i tha Blerta Josifi zjarrfikësve

Në studion e “Opinion”, u publikuan mbrëmjen e kësaj të enjteje pamjet brenda dhomës ku dergjej e vdekur prej disa muajsh Anisa Josifi. Gazetari Spartak Koka zbuloi edhe disa detaje për sendet që autoritetet gjetën në shtëpinë e familjes Josifi. Ndonëse e vdekur prej shumë kohës, trupi i Anisës nuk ishte dekompozuar, por ishte e tharë, siç shpjegon gazetari, ndoshta edhe për shkak se para se të vdiste kishte qëndruar pa ngrënë për gati 2 muaj.

“Ajo që ekspertët kanë vërejtur është që në dhomën e gjumit vinte një erë e rëndë. Kufoma nuk ishte e dekompozuar, ishte e tharë, për shkak ndoshta edhe të anoreksisë dhe mungesës së ushqyerjes gjatë ditëve për të cilat pretendon dhe motra e mbijetuar dhe është gjetur një pjatë e vogël ku është gjetur një leckë me uthull dhe me vaj ulliri, por solucione të tjera dyshohet të ketë patur në këtë pjatë, që është ende e papërcaktuar. Këto janë të paktën fotot të cilat ne së bashku zgjodhëm të publikojmë. Pamjet e tjera janë të rënda dhe për arsye shumë etike, profesionale nuk do t’i publikojmë.

Gazetari tregoi më tej se nëna e vajzave, 56-vjeçarja Zhaneta Josifi, e cila dyshohet se kishte ndërruar jetë 4-5 ditë përpara se të zbulohej ngjarja, u gjet e palosur në divan në dhomën e ndenjes. Ndërsa Blerta Josifi mbante duart në pjesën e fytyrës dhe qëndronte në një divan të hapur dysh. Në momentet e para 34-vjeçarja mësohet se u tha zjarrfikësve “ju nuk i kuptoni disa gjëra siç i kuptojmë ne”.

“Por po ju përshkruaj që në pjesën e dhomës së ndenjes është gjetur pa shenja jete e palosur në divan, gjysmë trupi, Zhaneta Josifi. Sipas të dhënave paraprake dyshohet se nëna e vajzave kishte ndërruar jetë 4 apo 5 ditë para se të konstatohej nga policia. Në krahun e djathtë, te një divan i hapur dysh është gjetur me shenja jete, me duar në pjesën e fytyrës që lëvizte këmbët në mënyrë graduale shumë të avashtë, Blerta Josifi dhe në momentin e parë. Kur është pyetur çfarë ka ndodhur, ajo ka thënë ju nuk i kuptoni disa gjëra siç i kuptojmë ne. Ka qenë e pamundur në momentet e para për tu ngritur nga divani. Ushqime nuk janë gjetur, vetëm pak ujë. Ndërkohë po prap edhe në dhomën e ndenjes është gjetur një lloj pjatancë me të njëjtën lloj përbërje me uthull vaj dhe nuk dihet tjetër se çfarë kishte”.

Koka tha gjithashtu se nga bisedat që kishte pasur me banorë të zonës, kishte mësuar se “përgjatë vitit 2019 ka patur vizita të personave të dyshimtë me veshje dhe kostume që futeshin në mënyrë misterioze brenda”.

Këto vizita kanë ndodhur edhe gjatë kohës që Anisa kishte ndërruar jetë dhe dyshimet janë se dikush, jo familjarët, ka qenë në dijeni të asaj që ndodhte brenda kësaj shtëpie.

“Ka dyshime se dikush ka qenë në dijeni, jo familjarë. Po i referohem vetëm çfarë thonë dhe banorët, fqinjët të cilët kanë patur sinjalizimet e para, kanë ndihmuar dhe familjarët, për të kuptuar se çfarë po ndodhte, sepse ka qenë daja ai që ka njoftuar policinë, për herë të disatë për të zbuluar çfarë ndodhi. I kanë rënë derës nuk është përgjigjur askush. Dera e jashtme kishte zënë pluhur dhe është dashur që shërbimi zjarrfikës të futet nga dritarja e banjës, për të parë çfarë po ndodhte. Një pjesë thonë që Blerta Josifi po të kishte qëndruar edhe 24 orë apo brenda 48 orëve mund të ndërronte edhe ajo jetë dhe bilanci do të ishte më i rëndë”./tvklan.al