Me rreth shtatë gram proteina, vezët janë një nga mënyrat më të shëndetshme për të filluar ditën tuaj, gjithmonë nëse nuk i skuqni në shumë vaj.

Studimet e më hershme kanë treguar se përdorimi i vajrave bimorë për të gatuar ushqimin mund të jetë i keq për shëndetin tuaj për shkak të prodhimit të kimikatëve të quajtura aldehide gjatë procesit të ngrohjes.

Por ndryshimi i llojit të vajit që përdorni për të skuqur vezën mund t’i bëjë ato shumë më të shëndetshme madje edhe më të shijshme.

Përdorimi i vajit të ullirit në vend të vajit të lulediellit bën që veza të jetë më e freskët dhe gjithashtu ofron antioksidantë esencialë. 

Por, ndonëse vaji i ullirit klasifikohet si një vaj vegjetal, studimi ka treguar se vaji i ullirit gjatë ngrohjes krijon më pak aldehide se vajra të tjera bimore./tvklan.al