Deti Jon, Dendias: Territori i Greqisë zgjerohet me 13 000 km²



Deti Jon, Dendias: Territori i Greqisë zgjerohet me 13 000 km²

14:05 19/01/2021

Në Greqi po diskutohet në parlament projektligji për zgjerimin në ujërat territorialë në detin Jon. Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, ka mbrojtur vendimin e qeverisë duke thënë se shteti helen nuk do të zgjerohet vetëm në jug, por edhe në lindje të Kretës.

Mbi të gjitha, ministri grek ka treguar në shifra se si do të zmadhohet Greqia. Bëhet fjalë për një zgjerim që i kalon 13 mijë kilometra katrorë. Po ashtu, Dendias kërkoi nga deputetët që të mbështesin unanimisht këtë projektligj.

“Zgjerimi i hapësirës kombëtare me 10 079 kilometra katrorë. Dhe nëse i shtojmë mbylljen e gjireve, zgjerimi tejkalon 13 mijë kilometrat katrorë. Nëse jo merret në konsideratë, vendi jonë shkon në 135 mijë kilometra katrorë. Është e rëndësishme, siç është shprehur edhe në komisionin përkatës, se projektligji duhet që të shoqërohet me mbështetje unanime nga të gjitha partitë politike. Ky moment është historik dhe dua të falënderoj partitë për bashkëpunimin e tyre”, tha Dendias.

Të gjitha partitë e kanë mbështetur në parim projektligjin e qeverisë. Vetëm një parti greke e ka abstenuar./tvklan.al







Të ngjashme