Koha e keqe dhe deti me dallgë të forta bënë që një rimorkiator të përfundonte në cektinë mbrëmjen e djeshme.

Korrespondentja e Klan News Enkeleda Arapi bën të ditur se ngjarja ndodhi pranë portit të Durrësit, ku rimorkiatori për shkak të motit të trazuar, humbi spirancën dhe u afrua rrezikshëm pranë bregut, në zonën e Urës së Dajlanit.

Sipas burimeve nga kapiteneria e portit, incidenti erdhi si pasojë e mungesës së vëmendjes nga ana e ekuipazhit, të cilët nuk e vlerësuan siç duhej situatën.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se janë marrë masa për të ndihmuar rimorkiatorin me mjete të tjera detare dhe për ta larguar nga zona ku ka mbetur i bllokuar./tvklan.al