Detyrim paraqitje për Marsida Qatjan

Detyrim paraqitje për Marsida Qatjan

15:21 17/10/2019

Në banesën e 31-vjeçares mbeti i vrarë Dritan Haxholli

Gjykata e Kavajës ka vendosur masën e sigurisë detyrim paraqitje për Marsida Qatjan, në banesën e së cilës u vra Dritan Haxholli dhe u plagos efektivi i policisë së burgut, Bledar Toçi. Qatja do të hetohet për përshtatjen e ambienteve për konsumim droge.

Vrasja në Kavajë u shënua pak pas mesnatës të së mërkurës në lagjen nr 2 të qytetit në banesën e Marsida Qatjas.

Për këtë ngjarje është arrestuar shefi i Sigurisë së Burgut në Durrës, Bledar Toçi që akuzohet për vrasjen e Hoxhollit dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Në pranga është vënë edhe Bernard Toçi, me akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Tv Klan





Grupi
LAJMET

Të ngjashme




Grupi