Devis Xherahu: Si më zgjodhi studio greke për këngën e re “Like”


Devis Xherahu: Si më zgjodhi studio greke për këngën e re “Like”

18:30 06/06/2020

Një javë më parë këngëtari i mirënjohur, Devis Xherahu, publikoi këngën e tij më të fundit, “Like”.

Këtë të shtunë në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, ai shpjegoi edhe se si “Siganos Music”, një prej studiove më të mëdha muzikore në shtetin helen e kishte përzgjedhur për këtë projekt.

Rudina: Devis është sot këtu për të na folur për videoklipin e tij të ri, këngën e re që çuditërisht na erdhi në gjuhën greke. Na bëri përshtypje se ishte një prodhim në fakt shqiptar, ti po thoje që është prodhuar në Shqipëri, por t’i ke zgjedhur ta bësh në gjuhën greke. Pse kjo zgjedhje?

Devis Xherahu: Në fakt mua më zgjodhën. Në Janar para se të futeshim në pandemi, një nga studiot më të njohura në Greqi, “Siganos Music”, duke parë ecurinë time në karrierë, bisedon me producentin tim, Lefteris Pantazis, në Greqi dhe i thotë “ky djalë më intereson dhe dua t’i jap një material, një këngë”. Pa diskutim, pse jo. Luten, zënë radhë grekët andej që të marrin këngë nga studio e tij, ky më bën ofertë mua. Pa diskutim thashë unë. Fola me mikun tim “Max Production” që njihet tashmë për videoklipet në Shqipëri. Le ta quajmë bashkëpunim, por edhe studio, edhe muzika edhe teksti janë të shtëpisë greke të produksionit. Kënga quhet “Like” sapo ka dalë në treg.

Rudina: Si është pritur në Greqi kjo këngë?

Devis Xherahu: Shumë mirë, madje kanë shkruar të paktën 20 portale greke. Kështu që ka filluar të bëhet zhurma.

Rudina: Për çfarë flet kënga? Se titullin e ka në anglisht.

Devis Xherahu: Është shumë e thjeshtë, jemi të gjithë në Facebook, në rrjete sociale dhe unë i dërgoj Rudinës, p.sh…

Rudina: Pse s’më bën një like moj?

Devis Xherahu: Unë të dërgoj gjithë këto këngë e gjithë këto gjëra e ti s’ma var fare. Unë me bukë e ti me gurë, kjo është ideja d.m.th. /tvklan.al




Të ngjashme