Merren masa në Vlorë, Elbasan, Fier dhe Lushnje

Në kryeqytet ka vijuar dezinfektimi i të gjitha linjave urbane, si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit. Ky proces kryhet në oraret e mesditës kur numri i udhëtarëve është më i ulët dhe në mbrëmje përpara se autobusët të parkohen.

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, ka mbledhur ditën e sotme drejtuesit e institucioneve vendore mbi masat e nevojshme në dezinfektimin e ambienteve publike.

Edhe Bashkia Elbasan ka nisur dezinfektimin e të gjitha shkollave, kopshteve dhe çerdheve teksa gjatë natës do të vijojë puna me dezinfektimin e institucioneve, transportit publik, shërbimit taksi dhe tregjeve.

E njëjta procedurë është ndjekur edhe në qytetin e Fierit dhe të Lushnjes ku është ndjekur procedura e dezinfektimit me hipoklorit. Grupet e emergjencave civile informojnë se kjo procedurë do të kryhet çdo 48

Tv Klan