DFC shkarkon drejtorin e zyrës në Beograd



DFC shkarkon drejtorin e zyrës në Beograd

20:45 05/03/2021

Korporata Ndërkombëtare e Financave e Zhvillimit të SHBA (DFC) ka shkarkuar John Jovanoviçin, drejtorin e zyrës së saj rajonale për Ballkanin Perëndimor në Beograd, transmeton Klan Kosova.

“Ekziston një menaxhim i ri i zyrës në Uashington që do të vazhdojë të punojë në Ballkanin Perëndimor. Jam i nderuar që duke hapur një zyrë në Beograd, ne kemi vendosur bazat për një angazhim serioz ekonomik të SH.B.A.-së në Serbi dhe rajonin e Ballkani Perëndimor”, citoi agjencia e lajmeve Tanjug të thoshte Jovanoviç të martën.

Zyra e Beogradit e DFC u krijua nga qeveria e SHBA në Shtator, kur Jovanoviç u emërua si drejtori i saj.

Menjëherë pas marrjes së detyrës në janar, administrata e Presidentit të SHBA Joe Biden emëroi Dev Jagadesan si drejtor të përkohshëm të DFC, duke zëvendësuar Adam Boehler, transmeton Klan Kosova./klankosova







Të ngjashme