“Projektligji për amnistinë fiskale nuk adreson shqetësimet”

Biznesi ka humbur besimin në Shqipëri. Ishte ky konkluzioni i analizës se bërë nga Dhoma Amerikane e Tregtisë. Në konferencën vjetore, kreu Enio Jaço, tha se Maqedonia e Veriut është shembulli më i mirë në rajon për investimet.

Dhoma Amerikane e Tregtisë dha 8 rekomandime për përmirësimin e klimës së biznesit duke nisur nga miratimi i paketës anti-korrupsion deri te procedurat e prokurimit publik dhe përpjekjet për të shmangur pastrimin e parave.

Sa i përket draftit të projektligjit për amnistinë fiskale, Dhoma Amerikane e Tregtisë thotë se drafti i ri nuk u ka dhënë përgjigje shqetësimeve.

Ndër të tjera, presidenti i Dhomës Amerikane, Enio Jaço tha se lufta në Ukrainë ka përshpejtuar inflacionin.

Tv Klan