I ftuar në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, konkurrenti i “Love Story”, Andi ka folur më shumë rreth kësaj eksperience dhe vendimit që e çoi drejt këtij rrugëtimi në këtë format dashurie. Po ashtu, Andi ka dhënë dhe mendimin e tij në lidhje me puthjet në “LS”.

Katerina Trungu: Puthja e Robert Berishës dhe Kleonës u komentua shumë, mos ishte një provokim për ju?

Andi: Patjetër që janë provokime, por unë nuk është se jam kundër puthjeve, por është ideja që ajo puthjen ta bësh me ndjenjë dhe ta bësh me një njeri që edhe nëse e bën, të mos pendohesh, siç e bëjnë gocat, të puthin e përqafojnë dhe pastaj thonë jo po ndikoi familja, nuk më pëlqen dhe këto i kam shumë inat.

Katerina Trungu: Puthja tjetër që u bë virale ishte ajo e Deas dhe Albionit dhe me titujt që u vendosën: U zhveshën, u puthën më shumë se 5 herë etj etj…

Andi: Në fakt, ashtu si e tha edhe Dea është një puthje pasionante..

Katerina Trungu: Ti mendon se duhen?

Andi: Ndoshta duhen se Dea thotë gjithmonë se unë jam vetvetja, por në momentin që dalim në një emision televiziv duhet të përmbahemi pak sepse edhe unë kam qejf të puth, të zhvesh, të përqafoj, por duhet të përmbahemi sepse çdo gjë ka kufirin e vet./tvklan.al