Në emisionin “Jo vetëm modë” në Tv Klan ka qenë i ftuar Krist Dragot, fronisti i “Love Story”. I pyetur nga Orinda Huta se si është kjo eksperiencë për të, ai ka thënë se përtej të gjithave më e vështirë është fakti që i ati i tij, Robert Dragot Aliaj është në panelin e opinionistëve në këtë format dashurie.

Orinda Huta: Kemi dhe dhëndrin e Klani-it. Kristi si ka qenë për ty eksperienca në “Love Story”?

Krist Dragot: Deri tani ka qenë një eksperiencë super.

Orinda Huta: Kur nisi 2021 e kishe menduar që në fund të vitit 2021 ti do të ishte pjesë e këtij spektakli?

Krist Dragot: Jo, nuk kisha ide fare, ishte një gjë shumë spontane që u bë shpejt e shpejt, por për të mirë besoj sepse kisha nevojë…

Orinda Huta: Kishe nevojë të të ndihmonin të gjeje një gocë?

Krist Dragot: Kisha nevojë të kthehesha në Shqipëri e të shikoja jetën këtu. Besoj që bëra mirë.

Orinda Huta: Ka qenë i vështirë vendimi për të thënë që “Po”, do të marr pjesë spektakël edhe pse kam babain përballë, edhe pse mund të kem komente të ndryshme nga publiku?

Krist Dragot: Jo, nga komentet e kritikat nuk kisha fare interes. Tnai rol i vështirë është një baba dhe një bir në një panel në një reality show sepse nuk shkëputesh dot shumë thjeshtë nga roli baba-bir./tvklan.al