Një adoleshente, që humbi të dashurin 22-vjeçar në një aksident automobilistik, organizoi në po të njëjtën ditë edhe dasmën, edhe funeralin, për t’i thënë lamtumirën si bashkëshortja e tij.

19-vjeçarja filipanese, Zyrine, veshi fustanin e bardhë të nusërisë dhe priste të dashurin e saj, Jake Anthony Macadangdang të mbërrinte në një arkivol të bardhë.

Gjatë ceremonisë, ajo tha betimet e saj dhe vendosi një unazë në gisht. Familjarët e çiftit e aprovuan martesën, ku merrte pjesë një prift, edhe pse kisha nuk ishte e detyruar ligjërisht.

I ati i nuses, Antonio Delmend mbajti një fjalim për dashurinë e çiftit, që ishte në një marrëdhënie që prej shkollës së mesme.

/tvklan.al