Dasma e Orinda Hutës dhe Turjan Hyskos bëri bujë dhe u komentua gjatë në rrjetet sociale. Por sot pas rreth një viti, moderatorja rrëfeu prapaskenat e dasmës.

E ftuar në emisionin “Rudina” Orinda rrëfeu se kishte planifikuar që ceremonia të niste në orën 19:00, por nuk ka ndodhur ashtu.

“Turjani u vonua dhe unë e kam pritur poshtë kalasë së Petrelës”,

tregon Orinda teksa shton se ceremonia nisi rreth 30 minuta më vonë.

https://youtu.be/CfcRcZQqe4Y?t=17m39s

“Në fakt tani që jemi martuar nuk është se ka ndryshuar ndonjë gjë e madhe, sepse ne kishim kohë që bashkëjetonim me njëri-tjetrin. Por unë kam thënë shpesh nëpër intervista që dasma duhet bërë nëse gjen njeriun e zemrës. Është një etapë që duhet kapërcyer. Si nuse doja të isha e thjeshtë. Gjatë këtyre 10 viteve me Turjanin unë kam provuar më shumë se 

100 fustane nusërie të stileve të ndryshme dhe nuk kisha nevojë për egzibicion në dasmën time. Nuk doja fustan me shumë shtresa. Unë e dija shumë mirë se çfarë doja, një fustan shumë të thjeshtë. Gjatë vitit që unë prisja të bëhesha nuse, bëja vrap nga Liqeni sepse doja të isha me energji të mirë, por sa më shumë afrohej data unë përjetoja një moment të veçantë sepse mbushesha me lot. E doja dasmën ashtu siç e kisha imagjinuar. Por dhëndri nuk erdhi në kohë, sepse nuk ia bënë të mundur dhe unë e kam pritur poshtë kalasë së Petrelës. Ne e kishim lënë në orën 7 të mbrëmjes, por nuk erdhi në 7, por në 7 e 30. Por unë isha e vendosur dhe thash: Do nisem tani”

, tregoi Orinda.

/tvklan.

al