Dhëndri nuk i qëndron besnik nuses as në dasmë

Dhëndri nuk i qëndron besnik nuses as në dasmë

18:56 10/02/2019

Një i ri i sapomartuar po përballet me një listë akuzash në Pennsylvania të SHBA-ve pasi akuzohet se ka sulmuar seksualisht një kameriere adoleshente në dasmën e tij.

31-vjeçari Matthew Aimers nga Willingboro i Pennsylvanisë përfundoi në pranga të mërkurën e kaluar  pas një përvoje të dhunshme dhe kaotike në dasmën e tij gjatë muajit Nëntor.

Sipas “USA Today”, policia tha se Aimers iu afrua kamerieres adoleshente në “

Northampton County Club

” gjatë dasmës së tij dhe i propozoi për seks.  Pas refuzimit, dhëndri akuzohet se e ka ndjekur më vonë gjatë natës kamerieren në banjë ku edhe e ka sulmuar seksualisht.

Dhëndri më pas akuzohet se ka nisur grindjet me shumë persona të tjerë para se të sulmonte verbalist edhe policinë.  Mes të tjerash, tanimë 31-vjeçari përballet me akuzat për sulm seksual dhe mbajtje me forcë në ambiente të mbyllura të një minoreneje.

Matthew Aimers u lirua me kusht po të mërkurën pasi dorëzoi në polici një garanci prej 35 000 dollarësh. Seanca e parë gjyqësore ndaj tij pritet të zhvillohet me 21 Shkurt në Philadelphia. /tvklan.al




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi