Një burrë nga Ukraina i cili vrau aksidentalisht të fejuarën e tij me një pushkë disa ditë para dasmës së tyre, po hetohet për vrasje.

44-vjeçari i identifikuar me emrin Dmitry, po i tregonte shokut armën e re që kishte blerë së fundi dhe pa dashje ka hapur zjarr ndaj të fejuarës Tatyana 37 vjeç

Fëmijët ndodheshin në dhomën tjetër dhe sapo dëgjuan të shtënën me armë ata nxituan për të parë nënën e tyre pa ndjenja në mes të gjakut.

Atë ditë shoku i Dmitry, Oleksiy Kondratev shkoi për vizitë tek shtëpia e tyre dhe çifti hyri në dhomën e gjumit së bashku me mikun për t’i treguar pushkën e re.

“Dmitri po mbante armën në nivelin e legenit me gishtin e djathtë të tij tregues në këmbëz dhe se gryka ishte drejtuar nga Tatjana. Ai filloi të lëvizte pushkën dhe në këtë moment arma qëlloi”, u shpreh Kondratev për mediat lokale.

Dy djemtë e mësueses së notit Tatyana, të moshës 13 dhe 11 vjeç, vrapuan në dhomë pasi u alarmuan nga e shtëna. Pasi panë nënën e tyre dhe gjakun që i rridhte nga barku, ata vrapuan tek fqinjët për të kërkuar ndihmë.

Fqinja  Lyudmila Mikhailovna u shpreh:  Tatjana ishte shtrirë në dysheme në një pellg gjaku dhe me zorrët e saj të dala.

Pasi mbërritën në vendin e ngjarjes, mjekët shpallën Tatyana të vdekur. Tatyana vdiq pasi u qëllua në stomak me një predhë që përmbante fishekë metali, tregoi autopsia. Policët kanë filluar një çështje penale për vrasje kundër Dmitryt, i cili u vendos në paraburgim.

“Dmitry ishte një roje sigurie në një kompani private, bleu armën për të mbrojtur familjen e tij sepse jetonin në një lagje të rrezikshme”, i tha shoku i tij medias lokale.

Pasi u arrestua, Dmitri u dha një mesazh prindërve dhe fëmijëve të së fejuarës së tij përmes mediave.

“Mami, babi, fëmijë, më fal që nuk e shpëtova. Ju e dini sa e kam dashur. Unë nuk di si të jetoj pa të.”

I dyshuari mund të përballet me 15 vjet burg nëse dënohet për vrasje. Nëna e viktimës Nila Mymrina ka deklaruar: Ishte një aksident tragjik. Dmitry duhet të lirohet. Vajza ime ishte gruaja më e lumtur në botë me këtë burrë.

Miku i Dmitry, Oleksandr Volkov tregon se së fundmi e kishte ndihmuar atë të blinte unazën e martesës dhe në përgatitjet e dasmës dhe se dyshja njiheshin prej 10 vitesh. Ata ishin takuar në një autobus. Kur Tatyana zbriti nga autobusi ai vrapoi pas saj dhe i dha diçka që kishte harruar, brenda i kishte futur numrin e telefonit. Dy javë më vonë ajo e telefonoi Dmitryn dhe u lidhën së bashku.

“Ata u zgjuan të lumtur atë mëngjes, por tani ajo është në një varr dhe ai është në burg”, u shpreh Oleksandr Volkov. /tvklan.al