“Institucionet të mos ndalen nga shantazhet mediatike”

Pas arrestimit të 4 personave të dyshuar si autorët e atentatit të dështuar ndaj biznesmenit Andon Dhima, ka reaguar ky i fundit që thotë se e përshëndet Policinë e Shtetit për veprimet e shpejta dhe zbardhjen e ngjarjes dhe prokuroren e çështjes.

Biznesmeni thotë se inkurajon institucionet ligjzbatuese që t’i shkojnë deri në fund tentakulave të krimit dhe kërkon që ato të mos ndalen përpara asnjë presioni apo shantazhi të drejtuesve të caktuar mediatikë të lidhur me krimin.

51-vjeçari falenderon edhe mediat që besuan të vërtetën, por edhe ata që e fshehën atë dhe gjetën dhe alibi se nuk kishte atentat të dështuar.

“Unë u qëndroj te gjitha deklarimeve të mëparshme në lidhje me këtë ngjarje dhe pres zbardhjen e plotë dhe zbulimin e urdhëruesit”, e mbyll biznesmeni reagimin e tij.

Tv Klan