Nikolin Gurakuqi është një nga emrat më të njohur dhe të spikatur të teatrit shqiptar. Në emisionin e “Shije Shtëpie” në Tv Klan ai tregoi dashurinë dhe lidhjen e ngushtë që ka me artin dhe letërsinë, të ushqyera dhe nga paraardhësit e tij.
Regjisori tregon se ka një lidhje të ngushtë me letërsinë dhe krijimtarinë në këtë fushë, dhe kjo nuk lidhet vetëm me vënien në skenë të shumë veprave letrare kombëtarë e botërore. Pas kësaj qëndron një histori tragjike.
Nikolin Gurakuqi tregon se në vitin 2012 humbi djalin, që ishte vetëm 26 vjeç. Në pikun e hidhërimit,n regjisori bëri një pauzë për rreth 6 muaj nga profesioni dhe skena, e në atë moment kur mendonte se gjithçka për të kishte marrë fund dhe nuk kishte më kuptim, gjeri ngushëllim tek shkrimi. Sot ai është autori i 6 librave me poezi, një pjesë e të cilave kushtuar djalit të tij të ndjerë.
“Unë s’është se e kam pasur që në fillim, kur u mora me muzikë, me teatër në Pallatin e Pionierëve nuk kam pasur këtë dashurinë për letërsisë. Por më vonë sigurisht që më vonë shfaqet që interpreton dhe vë në skenë librat që vë në skenë në gjuhë të huaj, ndikojnë. Unë kam vënë në skenë libra kryesisht në gjuhë të huaj, si në italisht, frëngjisht, por edhe gjermanisht. “Flautin Magjik” e kam vënë në gjermanisht. Duke punuar me këta autorë të mëdhenj, fillon dhe rritesh dalëngadalë. Kjo dashuri pastaj kulmoi me prekjen e qenies sime, deri atje ku nuk mban më. Kur humba djalin në vitin 2012, djalin 26-vjeç dhe për 6 muaj nuk isha në gjendje që të merresha me punë.
Shkoi deri atje nuk mbante më, pastaj i thashë vetes stop dhe do filloj që të shkruaj. Gjithë kjo që është mbledhur brenda meje duhet që të dalë jashtë. Unë në atë kohë shkoja tek psikologu dhe ishte e pamundur që të dilja. Momentin që botova librin e parë, në krye të 10 muajve botova librin e dytë, e promovova në bibliotekën ‘Marin Barleti’ në Shkodër, kaq ishte. Rifilloi një fazë e dytë e jetës sime artistike, tashmë me vënien në skenë dhe me letërsinë. Deri më tani kam shkruar 6 libra me poezi, tani kam në dorë 1 libër me tregime”, tregoi regjisori./tvklan.al