Dhimbja e kokës në fëmijëri dhe adoleshencë është një sinjal alarmi për prirje ndaj ankthit dhe depresionit.

Sipas një studimi të kryer së fundmi rezulton se risku për t’u prekur nga këto shqetësime në jetën prej adulti është i dyfishtë.

Puna kërkimore është bazuar edhe në një revizionim të qindra studimeve të kryera deri më sot, dhe janë marrë në konsideratë të dhënat mbi rreth 2200 fëmijë që vuanin nga migrena, 2200 të tjerë që kishin shqtësime të tjera nga dhimbjet e kokës, dhe rreth 15 mijë që ishin të shëndetshëm.

Rezultoi së në rastin e fëmijëve apo adoleshentëve që vuanin nga dhimbja e kokës probabiliteti për t’u prekur nga shqetësime si ankthi e depresioni ishte dy herë më i lartë.

Mjekët dhe autorët e studimit shprehen se kjo është e rëndësishme, pasi në bazë të këtyre rezultateve, duhet më shumë vëmendje nga prindërit në ato raste kur fëmijët vuajnë nga dhimbja e kokës kronike.

Ata duhet të kryejnë kontrolle periodike për të mbajtur nën vëzhgim pikërisht që fëmija mos të zhvillojë shqetësimet e tjera, të cilat sot janë shkak i problemeve për një pjesë të madhe të popullsisë.

Klan News