Edhe Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka reaguar për vdekjen e efektives së FA, Zarife Hasanaj dhe plagosjen e dy të tjerëve mëngjesin e kësaj të hëne në Letoni.

“Dhimbje e madhe për humbjen e dëshmores së Forcave të Armatosura, nëntetares Zarife HASANAJ. Në këtë moment të vështirë jemi pranë familjes së vajzës sonë e do të vazhdojmë t’i gjendemi pranë, për të përballuar bashkë humbjen e madhe. Respekt dhe mirënjohje pafund për Zarifen, për sakrificën, guximin dhe vendosmërinë në përballjen me rrezikun gjatë përmbushjes së detyrave të saj. Djemve tanë të plagosur, major Klodian TANUSHI dhe rreshter Julian KAPAJ, u uroj shërim të shpejtë dhe kthim shëndoshë e mirë pranë familjes sonë të Forcave të Armatosura”,

shkruan Xhaçka në një postim në rrjetet sociale.

Sëbashku me reagimin e saj, Ministrja postoi edhe një video të kontigjentit shqiptar, pjesë e misionit të NATO-s në Letoni, të realizuar disa ditë përpara 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Në videon shfaqet edhe Nëntetarja Hasanaj.

/tvklan.al