I riu nga Lushnja hap ekspozitën ‘vajtim’ për humbjen e dy shokëve në aksident

Ngjarja e 8 marsit të këtij viti në Gradishtë të Lushnjës i tronditi të gjithë. 2 të rinj të moshës 21-vjeçare humbën jetën teksa po lëviznin me një motorr dhe u përplasën nga një automjet.

Një gjëmë e vërtetë për familjen. Një tronditje e madhe për të afërmit dhe shoqërinë. Tronditjen, shoku i tyre Euro Rrasa e ka shprehur përmes kësaj ekspozite me skulptura të cilën e ka pagëzuar me emrin Gjama.

Unë them që jam si një Akil që ka humbur Patroklin, si Lekë Dukagjini që humbi Gjergjin dhe spontanisht lindi ‘Gjama’ e burrave në veri. Ashtu erdhi edhe kjo ekspozitë requiem për miqtë e mi, Iglin dhe Justin që unë i humba në aksident”.

Dhimbja shprehet përmes ngjyrave në këto skulptura.

Këtu e gjitha është ndërtuar, ka vdekur Omeri dhe të gjitha personazhet janë duke e vajtuar ku në qendër është Igli, shoku im, ku unë e kam personifikuar si Omer dhe e kam vendosur në petkun e tij dhe përballë janë Muji me Ajkunën, të cilët janë dy prindër që unë i kam shpërfytyruar se dhimbja nuk lë asnjë njeri të bukur në situata të tilla”.

i riu jep edhe një mesazh për të rinjtë.

Të gjithë të lëvizin me mjete sa më të lehta e të sigurta. Të jenë të kujdesshëm ndaj shpejtësisë e gjithçkaje”.

Kjo ishte ekspozita e parë e Euro Rrasës që u hap në qytetin e tij të lindjes, në Lushnjë.

Klan News