Trajneri i Real Madrid me borxhe prej 1 milionë Euro në Spanjë

Ende nuk ka nisur punën me skuadrën, por tashmë për trajnerin e ri të Real Madrid, Carlo Ancelotti janë rikthyer problemet. Emri i tij është përfshirë në mesin e 3930 taksapaguesve të këqinj nga autoritetet spanjolle, ku ka përpiluar një listë me individë që kanë borxhe që tejkalojnë një milionë Euro. Trajneri italian, gjatë përvojës së tij të mëparshme në Spanjë, ka rreth 1 milionë 462 mijë e 562 Euro borxhe në arkat e thesarit spanjoll.

Përveç Ancelotti, në listë përfshihet edhe Dani Alves, një ish-lojtar i Barcelonës, i cili tani luan në klubin brazilian të San Paolo. Nga ana tjetër, Neymar, ylli i Paris Saint-Germain, i cili në vitin 2020 u tregua si personi që kishte borxhin më të madh, gati 34.6 milionë Euro. Megjithatë, futbollisti brazilian doli nga “lista e zezë”, por nuk dihet ende se si arriti ta zgjidhë.

Klan News