Dhjetëra automjete të KFOR-it janë nisur rreth orës 3:00 të mëngjesit, drejt Zubin Potokut.

Të ndara në dy grupe, lloje të ndryshme të automjeteve të blinduara, përfshirë edhe autoambulancat ushtarake, janë pozicionuar në këtë qytet të veriut.

Kjo ndodhi vetëm disa orë pas shpërthimit në kanalin kryesor të Ibër-Lepencit, të cilin krerët e shtetit e kanë cilësuar si sulm terrorist./Klan Kosova