Dhjetëra të vrarë në sulme kamikaze

Posta

Dhjetëra të vrarë në sulme kamikaze

09:16 25/07/2018

Sulmet vetëvrasëse në jug të Sirisë kanë vrarë të paktën 38 persona.

Sipas mediave shtetërore, sulmet ndodhën në qytetin e Sweidës. Besohet se Shteti Islamik është përgjegjës për vrasjen e dhjetëra personave.

Qeveria siriane ka rimarrë kontrollin e pjesës më të madhe të jugut të Sirisë në muajt e fundit.

Agjencia shtetërore e lajmeve Sana raportoi për sulmin vetëvrasës në Sweida dhe tha se forcat e sigurisë ndoqën dhe vranë dy sulmues të tjerë përpara se ata të hidhnin veten në erë.

Militantët gjithashtu sulmuan tre fshatra në veri-lindje të qytetit./tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi