Të paktën 40 persona janë vrarë dhe 30 të tjerë janë plagosur nga një sulm vetëvrasës në perëndim të Kabulit në Afganistan. Ministria e Brendshme i tha BBC se pas shpërthimit kamikaz, pati edhe dy shpërthime të tjera në ztë zonë.

Deri tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë e sulmit, ndërsa talebanët publikuan një deklaratë ku thonin se nuk janë të përfshirë në këtë akt terrori. Shpërthimi kamikaz ndodhi në një zonë me popullsi shiite. Muajt e fundit, terroristët e ISIS kanë kryer disa sulme mbi popullsinë shiite në Afganistan.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Afganistanit tha për mediat se objektiv i sulmit ishte një qendër kulturore. Imazhet e publikuara në rrjetet sociale tregonin trupat e pajetë në oborrin e kësaj qendre. Dhjetra persona të plagosur janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

/tvklan.al