Brazili është përfshirë nga moti i keq dhe përmbytje të shumta. Të paktën 44 persona kanë humbur jetën për shkak të shirave të mëdha dhe rrëshqitjeve të tokës në pjesën lindore të vendit.

Ndërkaq, 19 persona të tjerë janë deklaruar të humbur, ndërsa  12 persona kanë mbetur të plagosur.

17,000 njerëz janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre në 58 qytete në Minas Gerais dhe në Belo Horizonte.

Ujërat vërshuan ngado nëpër rrugë e banesa duke marrë përpara çdo gjë që kishte përreth. Urat dhe disa autostrada kanë pësuar gjithashtu dëme.

Autoritetet janë vënë në gatishmëri të plotë pasi pjesa më e madhe e lumenjve ndodhen në pikën kritike. Shërbimi i motit brazilian njoftoi se në Minas Gerais dhe Belo Horizonte, janë regjistruar  mbi 30 mm shi gjatë 24 orëve.

Shkollat , disa instucione dhe transporti hekurudhor e rrugor, është pezulluar deri në përmirësimin e motit.

Presidenti i vendit Jair Bolsonaro, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Indi, ka siguruar që qeveria do bëjë gjithçka për të përballuar këtë situatë.

Klan Plus