Komisioni për Çështjet Europiane ka shqyrtuar këtë të mërkurë projekt pozicionin negociues për grupimin e dytë të kapitujve “Tregu i brendshëm” për negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
E pranishme në këtë komision ishte ministrja e Shtetit dhe kryenegociatorja Majlinda Dhuka, e cila deklaroi se Shqipëria po vijon me ritme të shpejta procesin e integrimit në Bashkimin Europain.
Pavarësisht se drejtuesja e komisionit, Jorida Tabaku, kërkoi që kjo mbledhje të zhvillohej me dyer të hapura, shumica e anëtarëve votuan që diskutimet të bëheshin pa praninë e mediave.
Në përfundim të mbledhjes, demokratja Jorida Tabaku deklaroi për mediat se Shqipëria nuk ka bërë asnjë avancim real në procesin e integrimit për në BE.
Tabaku thotë se PD ka qenë forca politike që ka nisur procesin e integrimit të vendit dhe sipas saj, po ajo do e finalizojë anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Krahas kritikave për punën e qeverisë, Tabaku thotë se PD do të mbështesë çdo nismë që e afron edhe më shumë Shqipërinë me unionin.
Klan News