Një ditë pas incidentit të dhunshëm në stadiumin e Kamzës ku u godit arbitri i takimit Eldorian Hamiti, Federata e Futbollit kërcënon me pezullim të të gjitha aktiviteteve futbollistike.

“Pa Policinë e Shtetit e shikojmë të pamundur zhvillimin e kampionatit. Nëse kërkesat tona bien në vesh të shurdhër, do shikohet seriozisht ndërprerja e kampionatit. Do të shikohet në mënyrë shumë serioze në qoftë se policia do të ketë reagim. Do të kërkojmë të bëjmë takime me drejtues të lartë të Policisë së Shtetit. Nëse kjo punë vazhdon kështu, atëherë do ta shikojmë shumë seriozisht vazhdimin e kampionatit”.

Në një linjë me Shulkun është edhe Shoqata e Arbitrave.

“Jemi të kërcënuar dhe të goditur, duam policinë në stadium”.

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Futbollin ishte i ashpër edhe me Policinë e Shtetit për të cilën aludoi se nuk do mbarëvajtjen e futbollit në vend.

A është i interesuar shteti shqiptar dhe Policia e Shtetit që futbolli më i dashur i shqiptarëve të vazhdojë? Sepse deri më tani është vështirë të vazhdohet. Jemi në mes të kampionatit dhe ju e dini shumë mirë se ç’mund të ndodhë në fund kur ekipet do të rrezikojnë rënien nga kategoria”.

Federata dhe arbitrat nuk dhanë afat, por duket se do të presin deri të premten kur do të nisë java e 25 e Superligës për të vendosur mbi vijimin ose jo të sezonit. Për shkak të një penalltie dhënë në minutën e fundit për Laçin, arbitri u dhunua në fushën e Kamzës. Për ngjarjen, policia arrestoi Presidentin, drejtorin dhe shefin e klubit të Kamzës ndërsa shpalli në kërkim 4 persona të tjerë.

Tv Klan