Në fshatin Veshmi të Maliqit ka nisur procesi i votimit pas incidentit të rëndë ku u dhunua një çift bashkëshortësh nga një vëzhgues i Partisë Demokratike dhe vëllait të tij.

Gazetarja Daniela Zisi raportoi se dy vëllezërit janë shpallur në kërkim pasi menjëherë pas ngjarjes janë larguar nga qendra e votimit.

Incidenti ku u dhunua çifti i bashkëshortëve ndodhi për shkak se tentuan të votojnë në mënyrë familjare, që është kundër ligjeve të vendit.

Kjo tentativë e votimit familjar nuk është lejuar nga një vëzhgues i Partisë Demokratike nuk e ka lejuar dhe aty ka nisur përplasja që në fillim ka qenë verbale, por më pas ka degraduar në përplasje fizike./tvklan.al