Policia e Tiranës ka identifikuar dhe ka nisur një procedim penal në gjendje të lirë ndaj 4 personave, të cilët të shtunën dhunuan fizikisht fotografin e ekipit të Flamurtarit. Personat në fjalë janë I. Xh., 31 vjeç, G. Ll., 31 vjeç, K. B., 19 vjeç, dhe I. H., 28 vjeç,

Më datë 23 Shkurt, rreth orës 17:40, gjatë zhvillimit të ndeshjes “Partizani-Flamurtari” në stadiumin “Selman Stërmasi”, personat në fjalë u futën në fushë dhe goditën fotografin 32-vjeçar të Flamurtarit.

Për të njëjtën ngjarje, të martën, Komisioni i Disiplinës në Federatën e Futbollit e dënoi Partizanin me dy ndeshje pa tifozë. 

/tvklan.al