Dhuna e ushtruar ndaj gazetarit të emisionit investigativ “Stop” në Televizonin Klan, nga administratorja e një subjekti që hidhte mbetje të rrezikshme spitalore në lumin Erzen, ka ngritur në protestë qytetarët dhe shoqërinë civile.

Qytetarët e shohin me shqetësim heshtjen e institucioneve shtetërore pas publikimit të videos ku mbetjet hidhen në lumë, ndërsa gazetari Genci Angjellari goditet nga Mirela Topulli administratore e kompanisë  “Euroteam” vetëm për faktin se ai zbuloi këtë krim mjedisor.

Protestuesit paralajmëruan se ky tubim do të pasohet me reagime të tjera, derisa institucionet të mos heshtin për dhunën ndaj gazetarëve me investigimet e tyre hedhin dritë ndaj aktiviteteve kriminale me pasoja të rënda për shoqërinë, si ndotja e mjedisit ku jetojmë nga mbetje të rrezikshme. TV KLAN