Dhjetëra gra hezitojnë ta denoncojnë të kushtëzuara nga të ardhurat

Kjo grua e duroi dhunën e bashkëshortit për më shumë se 10 vite. Por përse nuk ka denoncuar më parë?

“Bashkëshorti ishte i vetmi burim të ardhurash. Po të denoncoja atë kush do të më siguronte bukën e fëmijëve”.

Por më në fund gruaja vendosi të mos heshtë më.

“Dhuna psikologjike dhe fizike u bë e padurueshme. Vendosa të largohem.”

Mori katër fëmijët dhe u zhvendos në Tiranë, ku u vendos në një qendër për mbrojtjen e grave të dhunuara. As kjo nuk qe e lehtë. Një grua që nuk i kalon të dyzetat, me 4 fëmijë të mitur, duhet që me një rrogë të rrisë dhe t’i shkollojë ata.

Ky është një nga rastet e shumta të dhunës në familje. Në Policinë e Tiranës dhe në qendrat e mbrojtjes sociale, kallëzimet dhe denoncimet janë në përmasa shqetësuese. Një paralajmërim i tillë ishte bërë edhe nga sociologët, që përgjatë karantinës do ketë shtim të dhunës në familje, por nuk dihet nëse ky shtim është për këtë shkak apo edhe për shkaqe të tjera.

Arsyeja e pranimit të dhunës pohohet edhe nga Shehu. Madje edhe ato denoncime që bëhen, shumica janë të vonuara. Por cilat janë arsyet e shtimit të rasteve të dhunës brenda familjes?

Nga ana tjetër, gratë apo çdo familjar që dhunohet, tashmë ka edhe një përkrahje sociale. Një përkrahje të tillë e ofron edhe Bashkia Tiranë me mekanizmat e krijuara enkas për këtë problem.

Kjo shoqatë organizon herë pas here edhe fushata ndërgjegjësuese.

Por shumica e bashkive nuk ofrojnë shërbime të tilla. Madje ka gra apo anëtarë të familjeve të ndryshme që nuk gjejnë guximin apo mundësinë të kallëzojnë në polici apo në organizma të tjerë rastet e dhunës.

Gazetare: Aida Topalli, Klan Plus