dhunaNjë 39-vjeçare nga Durrësi ka  rënë pre e dhunës bashkëshortore. Këtë herë pjesë e këtij sherri është bërë edhe i biri i saj 17-vjeç. Babë e bir e kanë rrahur 39 vjeçaren mbrëmë pasi është kthyer më vonë se zakonisht në banesë.

Ngjarja është shënuar mbrëmjen e së djelës në lagjen Nr.17, në zonën e ish-Kënetës. Policia thotë se babë e bir e kanë goditur 39- vjecaren më sende të forta madje i kanë prerë edhe flokët. Ata tashmë do të përballen me drejtësinë për veprën penale të dhunës në familje.