Katër persona janë arrestuar nga Policia në 24 orët e fundit për “dhunë në familje”. Tre prej tyre u vunë në pranga në Tiranë. Selman Murati, 40 vjeç, banues në Tiranë, u ndalua nga blutë e kryeqytetit pasi kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, L. M 37 vjeç.

Serjan Gojani, 25 vjeç, banues në Kasallë Kamëz, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së motrës së tij, shtetases A.P., 32 vjeçe. Ndërkaq në Vorë, policia arrestoi Albert Ismailin 42 vjeç, banues në fshatin Picar.

Ai u ndalua pasi kanosi dhe ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, Dh.I., 35 vjeçe. Të tre personat do të akuzohen për dhunë në familje dhe kanosje. Ndaj tyre hetimet do të vijojnë nga prokuroria e Tiranës.

Në Sarandë Enea Qendro, 29 vjeç u arrestua nga policia me akuzën e dhunës në familje dhe thyerjes së urdhrit të Gjykatës. I arrestuari sipas policisë ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. Ai ishte dënuar një vit më parë, me një vit burg pasi kishte ushtruar dhunë ndaj të ëmës.

Tv Klan