Dhunë dhe demonstrata në Hong Kong, “paralizohet” sistemi i transportit

Dhunë dhe demonstrata në Hong Kong, “paralizohet” sistemi i transportit

10:03 06/10/2019

Disa stacione të metrosë mbeten të mbyllura për shkak të trazirave

Shërbimet në Hong Kong ishin pezulluar pasi stacionet dhe bizneset u sulmuan ndërsa demonstruesit protestuan kundër qeverisë. Protesta u përshkallëzua edhe më tepër kur Gjykata e Lartë nxorri ligjin për ndalimin e maskave të fytyrës, duke u shprehur se ky ligj nuk mohon të drejtat e shprehjes së lirë dhe mbledhjes.

Projektligji u anulua më pas, por protestat janë zgjeruar në demonstrata pro-demokracisë dhe anti-policore.

Guvernatorja e Hong Kong, Carrie Lam u shpreh përmes një video se sjellja radikale e rebelëve shkaktoi një “natë shumë të errët” për Hong Kongun duke e lënë shoqërinë gjysmë të paralizuar.

Dhuna ekstreme ilustroi qartë se siguria publike e Hong Kongut është e rrezikuar gjerësisht. Kjo është arsyeja konkrete që ne u detyruam të thërrisnim ligjin e urgjencës, për të futur ligjin kundër maskave. Ne nuk mund t’i lejojmë rebelët të shkatërrojnë Hong Kongun tonë të çmuar“, shtoi më tej Lam.

Për shkak të gjendjes së krijuar, një numër stacionesh të metrove në qendër të Hong Kongut do të qëndrojnë të mbyllura ditën e sotme për riparime, ndërsa shërbimet e trenave do të përfundojnë në orën 21:00, tre orë më herët se zakonisht.

Shumë dyqane dhe biznese që kishin mbetur të mbyllura të shtunën, u rihapën sot në mëngjes, por më shumë protesta antiqeveritare priten më vonë gjatë ditës. /tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT