Në Francë nuk pati vetëm festë. Dy sportdashës humbën jetën në Ansi gjatë incidenteve të shënuara në festimet të mbrëmjes së të dielës pas fitores së kupës së dytë të botës.

Dhjetëra të plagosur pati në Paris. Në disa zona të kryeqytetit, huliganët shndërruan festën e 1 milionë njerëzve në arenë përleshjesh me policinë.

Huliganët thyen vitrinat dhe grabitën disa dyqane përgjatë bulevardit Champs-Elysee.

Autoritetet pariziene angazhuan 4 mijë policë për t’u përballur me situatën. Incidentet vazhduan gjatë gjithë natës.

Tv Klan