Dhunë ndaj njerkës, arrestohet 26-vjeçari

Dhunë ndaj njerkës, arrestohet 26-vjeçari

11:29 21/05/2018

Policia e Fierit ka arrestuar një 26-vjeçar pasi ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj njerkës së tij me iniciale E.S. 45 vjeç.

I arrestuari është Marinel Serjanaj, ndaj të cilit kishte bërë denoncim vet njerka e tij. Policia shkoi në banesën e 26-vjeçarit dhe gjatë kontrolleve aty gjeti 1 dozë lëndë narkotike kanabis sativa.

Ndaj Marinel Serjanajt, policia referoi materialet për dhunë në familje dhe prodhim e shitje të lëndëve narkotike.

/tvklan.al


Grupi
LAJMET
Të ngjashme
Grupi