Policia e Vlorës ka arrestuar 3 persona në fushën e narkotikëve, dhunës në familje dhe shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor.

Në pranga ka rënë A.Ç., 28 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i tij u bë nga Seksioni i Narkotikëve dhe Trafiqeve Vlorë, pasi nga kontrolli fizik dhe në banesën e tij, këtij shtetasi iu gjetën 16 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit heroinë.

Gjithashtu u bë arrestimi i E. B., 39 vjeç, banues në Sarandë pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij për motive të dobëta.

Në pranga ka rënë dhe 21- vjeçari me inicialet  K. O. banues në Sarandë.

Arrestimi i tij u bë në aksin rrugorë “Mitat Hoxha” Sarandë, pasi ky shtetas duke drejtuar motorin pa leje drejtimi përkatës ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u dëmtuar lehtë vetë. Materialet iu referuan Prokurorive përkatëse për veprime të mëtejshme në lidhje me secilin./tvklan.al