Policia e Gjirokastrës ka shpallur në kërkim dy vëllezër, pasi akuzohen se mbrëmjen e djeshme janë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së njërit prej tyre.

Në kërkim janë shpallur vëllezërit me iniciale F. S. dhe G. S., pasi dyshohet se në një bar-kafe kanë dhunuar qytetaren me iniciale O.S., e cila rezulton se ka qenë e martuar me F.S.

Gjithashtu për motive të dobëta kanë qëlluar me mjet mprehës dhe dorezë hekuri një 33-vjeçar, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër jashtë rrezikut për jetën./tvklan.al