Dhunë në manifestimet për klimën

Dhunë në manifestimet për klimën

16:34 22/09/2019

Jelekverdhët infiltrohen mes pjesëmarrësve

Ishte planifikuar të ishte paqësor ky manifestim kundër ndryshimeve klimatike në Paris. Por gjithçka precipitoi në dhunë dhe përleshje të ashpra me policinë.

Nxitës të dhunës ishin pjesëtarët e grupimeve të jelekëverdhëve dhe anarkistët e grupimit të ashtuquajtur “blloku i zi”, të cilët arritën të infiltroheshin mes manifestuesve për klimën.

Protestuesit për klimën u detyruan të tërhiqeshin edhe pse kishin leje për të organizuar manifestimin. Në pranga ranë mbi 100 “jelekëverdhë”. Autoritetet angazhuan rreth 7 mijë policë për t’i bërë ballë dhunës së jelekëverdhëve, të cilët u vunë flakën edhe disa barrikadave në qendër të Parisit. Atyre u ndalohet me ligj organizimi i tubimeve, pasi qeveria u tërhoq nga rritja e çmimit të karburanteve, që 10 muaj më parë shkaktoi manifestime të dhunshme me pjesëmarrjen e dhjetëra mijëra njerëzve në gjithë vendin.

Tv Klan


Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori