Protesta e shoqërisë civile kundër ndërtimit të  këndit të lojrave në Parkun e Liqenit Artificial është shoqëruar me përplasje fizike mes protestuesve dhe policisë.

Tentativa për t’u futur brenda rrethimit të zonës ku do të ndërtohet këndi i lojrave çoi në acarimin e palëve, që kulmoi me goditjen e një gruaje me shuplake në fytyrë nga një efektiv i policisë.

Pak kohë më vonë, polici  Kristaq Papjorgji, u pezullua nga  për shkelje të rëndë disiplinore, me kërkesë të Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili tha se sjellja e tij është e papranueshme, sikundër edhe sulmi ndaj uniformave të policisë. Gruaja është proceduar për kundërshtim të forcave të rendit dhe ishte mes 8 protestuesve të shoqëruar në komisariatin numër 1.

Pas kësaj, aktivistët e zhvendosën protestën e tyre, përpara bashkisë, e më pas u zhvendosën përpara Komisariatit numër 1 për të kërkuar lirimin e të ndaluarve, të cilët dolën nga ambientet e komisariatit gjatë orëve të pasdites.

Organizatorët e protestës thonë se ajo nuk do të përfundojë këtu.

Tv Klan