Sigurimi i Partisë Demokratike të Kosovës është përplasur fizikisht me anëtarët e shoqërisë civile të cilët në mënyrë simbolike po kundërshtonin projektligjin për financimin e partive politike.

Marshi i shoqërisë civile kundër projektligjit për financimit e partive politike nuk përfundoi siç e kishin planifikuar.

Aktivistët e shoqërisë civile janë përballur me sigurimin e Partisë Demokratike të Kosovës, pasi këta të fundit nuk I lejuan t’i vendosin posterët sikurse ndodhi në partitë tjera.

Ismet Kryeziu nga KDI-ja kërkoi nga kryetari i kësaj partie i cili njëherësh është kryetar i Kuvendi Kadri Veseli përgjegjësi për dhunën e sigurimit të kësaj partie ndaj shoqërisë civile.

Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të fushatës së 100 organizatave të shoqërisë civile, për kundërshtimin e miratimit të Projektligjit për Financimin e Subjekteve Politike.

Tv Klan