Të paktën 22 të burgosur humbën jetën dhe disa policë mbetën të plagosur gjatë trazirave në dy prej burgjeve më të mëdha të Ekuadorit.

Për të ndalur dhunën, në burgje shkuan forcat speciale të policisë në provincat Guayas dhe Cotopaxi.

Pas trazirave reagoi edhe Presidenti i vendit, Giullermo Lasso, i cili u shpreh: “Dua t’u them mafias që kërkon të kërcënojë këtë vend që gabojnë nëse mendojnë se kjo qeveri do të veprojë me të njëjtat dobësi si qeveritë e mëparshme”.

Presidenti shpalli gjendjen e jashtëzakonshme nëpër burgjet e vendit pas ngjarjes së rëndë. Policia dhe ushtarët parandaluan një arratisje që ishte planifikuar nga burgu Cotopaxi. /tvklan.al