Në dhomën e vogël ku Aida jeton së bashku me dy fëmijët, nuk mundet të gjejë paqe. Përveç ish-bashkëshortit, ajo duhet të përballet edhe me të afërmit e tij, të cilët përveç saj, nuk kursejnë as nipin dhe mbesën e tyre.

Aida tregon se kur ajo nuk ndodhej në shtëpi, e gjente vajzën e vogël të lagur nga koka te këmbët. Ky veprim kryhej nga gjyshja e saj, e cila e lagte me ujë të ftohtë duke përdorur një zorrë.

Për shkak të këtyre veprimeve e shpifjeve që kanë pasuar nga ana e gjyshes, Aida është detyruar të marrë një urdhër mbrojtjeje për të dhe familjarët e tjerë të ish-bashkëshortit.

Aida Hekurani: Ish-vjehrra ka lagur vajzën me ujë të ftohtë me zorrë.

Mirela Milori: Si, si?

Aida Hekurani: E lagte me ujë të ftohtë.

Mirela Milori: Mbesën e saj? Sa vjeç ishte vajza?

Aida Hekurani: 6 e gjysmë. E bënte kur unë nuk isha në shtëpi. Qëndronte në oborr, e lagu. Kur shkova në shtëpi, gjeta vajzën të bërë qull, e pyeta kush e bëri, më tha “nëna”.

Mirela Milori: Çfarë bëre ti?

Aida Hekurani: Çfarë bëra, asgjë. I thashë atij, nuk bëri gjë.

Mirela Milori: Më the që ke marrë urdhër mbrojtjeje për ish-vjehrrën, e bërë për këtë rast?

Aida Hekurani: Jo për këtë rast, por më akuzonte kot në polici./tvklan.al