Tifozët e Fluminense përplasen me ata të Boca Juniors
Përplasje mes tifozërive të Fluminense dhe Boca Juniors në prag të finales së Copa Libertadores i planifikuar të luhet të shtunën në stadiumin “Maracana”.
Një grup tifozësh brazilianë iu drejtuan të enjten plazhit të njohur të Rio de Zhaneiros, Copacabana fillimisht pati ofendime dhe më pas përplasje me ata argjentinas që ndodheshin në zonën e përcaktuar për ta.
Në atë moment aty kishte edhe familjarë dhe turistë. Mediat shkruajnë se 2 persona u lënduan rëndë.
Policia braziliane për të shuar përplasjet qëlloi me plumba gome dhe lëshoi gaz lotësjellës për të ndalur dhunën. Dhunë pati edhe në zona të tjera të Rio de Zhaneiros.
Pritet që në Brazil të mbërrijnë 100-150 mijë tifozë nga Argjentina.
Boca Juniors kërkon trofeun e shtatë të Libertadores, ndërsa Fluminense të parin.
Tv Klan