Ministria e Brendshme: Veprimet e tyre nuk ishin të plota, nuk kqyrën pamjet e kamerave
Për dhunimin e vajzës 3-vjeçare ka reaguar dhe ministria e Brendshme. Drejtori i Policisë Muhamet Rrumbullaku ka pezulluar nga puna, 3 oficerët e policisë së komisariatit numër 1.
Në deklaratën për shtyp, thuhet se nga verifikimet paraprake të kryera nga Drejtoria e Standardeve Profesionale, ka rezultuar se strukturat hetimore kanë kryer veprime procedurale dhe materialet i kanë referuar në Prokurori. Por është konstatuar se veprimet nuk janë kryer të plota pasi nuk ishte bërë këqyrja e pamjeve filmike të kamerave që ndodhen në ambientet e kopshtit.
Këqyrja e tyre është bërë pas transmetimit të rastit, në emisionin investigativ “STOP” dhe materialet shtesë janë dërguar në Prokurori”, thuhet në reagimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Ndaj 3 oficerëve ka filluar hetimi disiplinor për “Shkelje të rëndë e atributeve të Policisë”.
1. Komisar Rustem Dervishi, me detyrë Zv/Shef i Komisariatit të Policisë nr.1 Tiranë;
2. Nënkomisar Ylli Çako, me detyrë Shef i Seksionit nr.2 për Hetimin e Krimeve;
3. Nënkomisar Ergys Brahimaj, me detyrë Specialist në Seksionin nr.2 për Hetimin e Krimeve.
Klan News