Policia e Dibrës, pas njoftimit të marrë për një konflikt në lagjen ‘Treg’, Peshkopi, ku disa persona po konfliktoheshin me njëri – tjetrin, pas ndërhyrjes në kohë bënë parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit, duke arrestuar autorët e nisjes së konfliktit.

Në pranga kanë rënë vëllezërit L. D., 24 vjeç, dhe XH. D., 20 vjeç, banues në Peshkopi.

Dy vëllezërit në bashkëpunim me njëri – tjetrin për motive të dobëta, janë konfliktuar dhe kanë plagosur me mjete të forta, jashtë rrezikut për jetën fqinjin e tyre, shtetasin K.N dhe djalin e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme. /tvklan.al