Një çift të moshuarish shkuan në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Durrësit. Bashkëshortët, të dy në të 70-at e tyre, u dhunuan nga dy persona të paidentifikuar, të cilët u futën në shtëpinë e tyre në lagjen 15 të qytetit bregdetar për t’i grabitur.

Bashkëshortët morën dëmtime të rënda në kokë e trup, fatmirësisht pa rrezik për jetën. Në një njoftim për mediat, policia e Durrësit tha se autorët janë larguar pa marrë asgjë nga shtëpia e tyre.

“Rreth orës 19:35, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës kanë shkuar shtetasit B.Y., 70 vjeç dhe Th.Y., 70 vjeçe, banues në lagjen 15 Durrës, jashtë rrezikut për jetën, të cilët janë goditur me sende të forta nga dy persona të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre në lagjen 15, ku autorët nuk kanë vjedhur asgjë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”,

 thuhet në njoftimin e policisë.

/tvklan.al